970×90
970×90

Samiti i Tiranës, vizita e Lajçakut në Beograd: çka pritet të ndodhë gjatë javës?

Samiti i Tiranës, vizita e Lajçakut në Beograd: çka pritet të ndodhë gjatë javës?

Pritet një javë tejet intensive sa u përket zhvillimeve politike në vend dhe jo vetëm. Fillimisht, emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak sot qëndron në Beograd, nesër në Tiranë mbahet Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fakt, ka raportime se vizita e diplomatit sllovak në kryeqendrën serbe ka të bëjë kryekëput për këtë çështje, ndërsa me patjetër se do të diskutohet edhe takimi i ardhshëm potencial mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Vuçiq do të takohet me Lajçakun rreth orës 11:00, ndërsa më pas pritet të marrë vendim rreth asaj nëse do ta vizitojë Shqipërinë apo jo.

Në anën tjetër, Lajçak e ka pranuar se do të vijë edhe në Kosovë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Zyra e Kryeministrit të Republikës.

Se do të ketë vizita, e kishte thënë vet Lajçak. Javën që veçse e lamë pas, në një intervistë dhënë Kanal10, ka thënë se do ta vizitojë Prishtinën e Beogradin për t’u siguruar se palët do t’i qëndrojnë prapa marrëveshjes së 23 nëntorit.

Pra, për momentin jemi pozitiv dhe mendojmë se realisht nuk duhet të përballemi me një krizë tjetër në terren por duhet të fokusohemi në normalizim të marrëdhënieve. Për t’u siguruar që po e shfrytëzojmë këtë momentum, po planifikoj që javën tjetër të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për të diskutuar hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që unë e kam paraqitur në muajin shtator, si dhe në komentet që kemi marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit“, tha fillimisht diplomati sllovak.

Veç kësaj, ai ka shtuar se në këto takime do të vendoset për takimin e ardhshëm, që do të jetë i nivelit të lartë.

Dhe tani po planifikoj të vij javën tjetër për të vazhduar diskutimin tonë bazuar në këtë propozim mbi këto komente dhe për të folur për hapat e ardhshëm dhe më pas të përgatitet takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i cili do t’i kushtohet plotësisht këtij propozimi dhe procesit të normalizimit. Dhe ne po diskutojmë edhe datat e mundshme të takimit të ardhshëm”, përfundoi ai.

Thirrja

Kujtojmë se pas “tërheqjes” së autoriteteve kosovare, pra anulimin e gjobitjes për shoferët që bartin targa ilegale serbe, ka pasur thirrje të vazhdueshme për kthimin e serbëve në institucione.

Një prej tyre ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott.

Ky i fundit qysh në ditën e marrëveshjes, pra tash e më shumë se një javë më parë, kishte ftuar serbët e Kosovës që i liruan institucionet t’u rikthehen pozitave të mëparshme.

Unë mirëpres një marrëveshje të rëndësishme që largon një burim tensioni dhe përgëzoj të gjitha palët për kompromisin që kanë treguar. Marrëveshja për targat do të jetë veçanërisht një lehtësim për ata në veri të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Abott.

Por, sikur nuk mjaftoi kjo, tani edhe serbët në jug të vendit tonë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e largimit.

Këtë e tha nënkryetari i Listës Serbe dhe kreu i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq për agjencinë e lajmeve Tanjug. Ky kërcënim vjen pas paralajmërimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha po të njëjtat fjalë sikurse Jevtiq.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, por ajo që është e rëndësishme, pritet një javë ‘intensive diplomatike’.

Related posts