970×90
970×90
970×90
970×90

Samiti i ‘Open Balkan’ – nënshkruhen pesë marrëveshje në mes të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Samiti i ‘Open Balkan’ – nënshkruhen pesë marrëveshje në mes të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Në kuadër të samitit të “Open Balkan” janë nënshkruar pesë marrëveshje mes tre Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Marrëveshja e parë e nënshkruar është për një treg të përbashkët dhe të lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor, është marrëveshja e dytë.

Ndërsa, marrëveshja e tretë ka të bëjë për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

Dy marrëveshjet tjera janë për njohje e ndërsjellë të Operatorit ekonomik për Siguri ndërmjet vendeve respektive.

Kujtojmë se takimi i fundit në kuadër të nismës “Open Balkan” u mbajt më 4 nëntor në Beograd, ku liderët konfirmuan edhe njëherë premtimin se nuk do të ketë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se ata do të mund të lëvizin lirisht në të tre vendet.

Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.

Related posts