Sami Mazreku, ka njoftuar hapjen e kompanisë së tij më të re, “Peregrin Accounting & Consulting”. Ai, përmes një statusi në rrjetin “Facebook” ka treguar se kjo kompani do të ofrojë shërbime të avancuara në fushën e kontabilitetit, konsulencës financiare, ekspertizave gjyqesore dhe menaxhimit të biznesit, me synimin për të ndihmuar bizneset në rritjen dhe përmirësimin e performancës financiare.
“Peregrin Accounting & Consulting” ka vendosur të shtrijë aktivitetin e saj në dy lokacione kyçe, me zyrat e saj në Prishtinë, Kosovë dhe Augsburg, Gjermani. Ky zgjerim i dyfishtë synon të përfshijë jo vetëm tregun lokal të Kosovës, por edhe atë ndërkombëtar, duke lehtësuar qasjen në shërbime të specializuara për bizneset që operojnë në të dyja rajonet, ka njoftuar Mazreku