
Ish Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Kryeministri, Edi Rama sot në Pejë, shumë i revoltiar duke i cilësuar ato si antishqiptare dhe shumë të rrezikshme. Shkruan GazetaProjekti.
Berisha ka thënë se Rama po e përdor Kosovën për të mbuluar dështimet e tij dhe për të sulmuar Bashkimin Europian.
“Tashmë është bërë zakon qe çdo vizite në Kosovë, Edi Rama, do ta përdorë për të mbuluar dështimin e tij të plotë në rrugën e integrimit, hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE por edhe për të ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij, Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij të Facebook-ut.
“Me mesazhet kërcënuese që lëshon nga Kosova, Rama si një bandit, si një Don Kishot i vërtetë mendon se ai frikëson Bashkimin Europian dhe i imponon atij të mbyllë sytë para organizatës shtetërore kriminale më të rrezikshme të Europës, ‘Rilindja’ që kryesohet nga vetë ai”.