
Numërimi i votave për 2 bashkitë e mbetura vijon ende. Në Shkodër dhe Durrës po numërohen kutitë e fundit.
Partia Socialiste (PS) duket se ka konfirmuar fitoren e saj në 5 bashki, përjashtuar Shkodrën.
Rezultatet e numërimit deri në orën 11:00
Kandidatja socialiste në Durrës, Emiriana Sako, ka marrë 33 mijë e 630 vota, 58.31%, e ndjekur nga “Shtëpia e Lirisë” me Ardian Mukën, i cili ka marrë 16 mijë e 953 vota ose 29.4% të votave.
E fundit sërish renditet PD-ja me Luan Hotin, i cili ka arritur të sigurojë 7 mijë e 87, 12.29%.
Deri më tani aty janë numëruar 289 kuti nga 337.
Në Shkodër, ndryshe nga të gjitha bashkitë e lartpërmendura, “Shtëpia e Lirisë”, është drejt fitores me Bardh Spahiun, i cili ka marrë 15 mijë e 131 vota,
39.8 % kanë shkuar për PS-në me Majlinda Angoni, e cila ka marrë 13 mijë e 516 vota.
PD-ja renditet e treta me Xhemal Bushatin, i cili ka marrë 5 mijë e 317 vota ose 15.6%.
180 kuti janë të numëruara nga 250 totali.
Bashki ku është shpallur fitorja
PS-ja ka fituar Rrogozhinën, Vorën dhe Lushnjën dhe Dibrën.
Aty tashmë zgjedhjet janë të certifikuara.
Në Rrogozhinë, socialisti Edison Memolla mori 5 mijë e 438 vota, 40.7%, demokrati Ferdinand Saraçi mori 1 mijë e 966, 22.0%, dhe koalicioni me Hekuran Xhanin mori 1 mijë e 550, 17.3%.
Socialistja Eriselda Sefa, në Lushnjë mori 21 mijë e 476 vota.
PD-ja ka pësuar një tjetër humbje të thellë duke dalë e treta. Kandidati i saj, Indrit Sefa, ka marrë 3 mijë e 877 vota.
Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano ka marrë 11 mijë e 119 vota.
Rrahim Spahiu, kandidat i Partisë Socialiste është zgjedhur kryetar i Bashkisë në Dibër.
Ai ka marrë 13 mijë e 995 vota, ose 61%.
Pas tij është rënditur kandidati i Berishës me 19.4% ose 4 mijë e 478 vota.
I fundit mbetet kandidati i PD-së, Luan Haka që ka marrë 4 mijë e 437 vota, ose 19 %.