Shefi i Odës Ekonomike njihet si person jo konfliktuoz dhe me natyrë të butë kryesisht duke përdorur fjali të urta të zbuluara nga vet ai si “për dashuri duhen dy persona” Por, ai ka shpërthyer gjatë një debati në Klan Kosova duke e quajtur lavire një bashkëbisedues mashkull. Por, edhe gjatë debatit të nxehtë ai ka nxjerr në margaritar duke thënë “dashuria matet me dashuri”
Ka degraduar debati në njërën prej studiove të Klan Kosovës kur Safet Gërxhaliu nuk kurseu edhe ofendimet karshi bashkëbiseduesit të tij, Astrit Panxhes.
Shefi i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, e ka quajtur lavire drejtorin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxhes, teksa po bisedonin për panairin ‘Prishtina 2018’ ku me shumicë ishin prodhimet serbe.
Por të papranueshme e ka quajtur këtë adresim të Gërxhaliut ndaj Panxhes, Kushtrim Sadiku, drejtues i Info Magazine.
“Unë kom mendu që laviret qëndrojnë nëpër shtëpi publike e jo nëpër shtëpi private”, u shpreh Gërxhaliu për Panxhën, që zgjoi edhe reagimin e Sadikut duke thënë se nuk e kishte njohur nivelin e këtij komunikimi të drejtorit të Odës Ekonomike.
Sadiku kërkoi nga Gërxhaliu të kërkojë falje pasi kjo sipas tij është shumë e rëndë për shikuesit.