Kandidati i LDK-së për deputet, Izet Sadiku, ka marr pjesë në promovimin e librit “Të premtet” nga autori Adnan Merovci, shkruan Gazeta Projekti.
“Sot mora pjesë në promovimin e librave “TË PREMTET”, të autorit Adnan Merovci.
Konferencat për Shtyp të Presidentit Rugova gjatë periudhës së viteve 90 kanë qenë forma më e mirë për të paraqitur qëndrimet e Presidentit për kauzën e Kosovës dhe trojeve shqiptare në kohën e luftërave në ish Jugosllavi.
Këto konferenca pasqyronin angazhimin e tij për dialog dhe stabilitet, ku Rugova theksonte rëndësinë e paqes, unitetit dhe dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Unë kisha nderin të njoh dhe të punoj nga afër me Presidentin Rugova, një njeri i cili i dha popullit të Kosovës një vizion të qartë për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Sadiku. Kujtojmë se ai garon për deputet dhe mban nr 35.
https://www.facebook.com/share/p/1DPfNpMV34/?mibextid=wwXIfr