Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe vendosmëri, Lidhja Demokratike e Kosovës hapi fushatën elektorale, shkruan Gazeta Projekti.
Kandidati i LDK-së për deputet Izet Sadiku, ka nisur fuqishëm fushatën për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucione dhe udhëheqje të ndershme. Ai, përmes një statusi në rrjetin e tij Facebook ka thënë se ky është momenti i fitorës.
“Ky është momenti për të treguar se shteti ndërtohet me punë dhe përgjegjësi, jo me premtime boshe e popullizëm”, ka shkruar ai
Izet Sadiku, një figurë me integritet dhe vizion, është i përkushtuar për të punuar me zemër e përkushtim për zhvillimin e vendit tonë. Ai është pjesë e një ekipi që synon të ndërtojë institucione të forta dhe një qeverisje që reflekton vlerat e vërteta të demokracisë dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.
“Me kryeministër dr. Lumir Abdixhikun në krye, LDK-ja është e gatshme të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e vendit kërkon lidership të përgjegjshëm dhe vizionar, dhe koha për të vepruar është tani” ka shkruar Sadiku. Tutje, Sadiku ka thënë se vetëm me LDK mund të sjellim ndryshime.
Me datën #9Shkurt, bashkojmë forcat dhe vulosim fitoren e madhe!
Vetëm me LDK-në, mund të sjellim ndryshimin që vendi ynë e meriton. Ndryshimi nuk vjen nga ata që për katër vite kanë dështuar; ndryshimi fillon me një rrugë të re, të udhëhequr nga njerëz me vizion dhe përkushtim, ka shkruar ai
✅ 124 LDK
✅ Lumir Abdixhiku 1
✅ Izet Sadiku 35
Bëhu ndryshimi! ✌️
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35