Sa para harxhoi Ibrahim Rugova për lobim?
Në raportet që janë deponuar në Kongresin amerikan shihet që Kosova kishte nisur lobimet në SHBA që në kohën e lëvizjes paqësore.
Në vitin 1995 “Arnold & Porter” ishte firma e parë që kishte lobuar për Kosovën në SHBA. LDK-ja atë botë e pagoi afro 3 mijë dollarë. Do të shkrepej një fotografi e Presidentit Rugva në atë vit në Amerikë.
Kështu nga këto vite deri në vitin 2003 do të ishte Presidenti Ibrahim Rugova që do të prekej nga Lobimi. U angazhuan firma si “Piper Rudnick” për të cilën nuk dihet se sa u pagua e deri te “Alston & Bird” për të cilën në vitin 2003 paraqite dy fatura, njëra mbi 60 mijë dollarësh e tjetra mbi 230 mijë dollarë të paguara te ta.
Ibrahim Rugova do të bënte atë vit një vizitë në SHBA. “Alston & Bird” edhe një vit më vonë do të merrte një shumë prej 30 mijë dollarësh nga Kosova.