Apple së fundmi ka anuluar projektin e saj automobilistik, duke dështuar kështu në ofrimin e një produkti të qëndrueshëm pas një dekade pune.
Kompania ka shpenzuar mbi 10 miliardë euro në përpjekje për ndërtimin e një veture, shumë kjo mjaft e madhe për një projekt i cili nuk u realizua.
Siç rezulton, kostot rriten kur nuk ka asgjë konkrete, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas një raporti nga New York Times, kompania fillimisht synonte të merrte Tesla-n dhe të ndërtonte një veturë elektrike në bazë të saj. Madje, thuhet se në një moment kishte menduar të blinte Tesla-n.
Në këtë projekt kanë punuar mbi 2000 njerëz, të gjithë inxhinierë nga Porsche dhe NASA.
Nëse Apple do të kishte sjellë veturën në treg, ajo ka të ngjarë të kushtonte mbi 100 mijë euro dhe do të kthehej në një rival të fortë të Tesla-s.
Ndërsa duket se nuk do të marrim kurrë një veturë nga Apple, jo e gjithë puna e projektit do të hidhet poshtë.
Shumë nga anëtarët e ekipit thuhet se do të kalojnë në divizionin e Al të kompanisë dhe do të zbatojnë atë se çfarë dinë rreth Inteligjencës Artificiale në produkte të tjerat të ardhshme.