
Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic mund të qëndrojë edhe më gjatë në skuadër, në rast se kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Zlatan Ibrahimovic i ka dhënë efekt pozitiv skuadrës së Milanit që nga rikthimi i tij në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pavarësisht se Milani mbetet ende prapa katër skuadrave të para, ‘Rossonerët’ ende besojnë në kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Drejtori i klubit italian, Paolo Maldini, ka thënë se sulmuesi 38 vjeçari mund të qëndrojë edhe më gjatë në skuadër, nëse Milani kap njëren nga katër pozitat e para.
“Me Ibrahimovicin kemi firmosur kontratë gjashtë mujorë me rinovim automatik nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Nëse nuk e arrijmë këtë, është e natyrshëm të bisedojmë për qëndrimin e tij. Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal në të cilin gjithmonë duhet të ketë një dialog të hapur. Gjithmonë ka qenë kështu, përndryshe ai nuk do kishte ardhur këtu” – ka deklaruar Maldini për mediat italiane.
Ndryshe, Milani renditet në pozitën e shtatë me 36 pikë, me 9 pikë prapa pozitës së katërt./gazetaprojekti.com