
Ajo është bërë nënë për herë të dytë në muajin qershor.
Dhe Ryva Kajtazi ka kohë që po përflitet për fizikun e saj atraktiv, duke qenë se kanë kaluar vetëm pak muaj nga lindja.
Inspirohuni me oferta fantastike në JYSK
Kjo është vërejtur më së miri në një postim të fundit që ka ndarë, në të cilin shfaqet e veshur me një fustan të kuq të prerë anash.

Ryva Kajtazi (Foto: Instagram)
Biondja, e cila numëron 153 mijë ndjekës në Instagram, duket në formë të mahnitshme.
Madje, kjo ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe edhe nga fansat e miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Duket se Ryva këtë kohë i është përkushtuar mjaft shumë vetes, meqenëse befasoi me pamjet e fundit.

Ryva Kajtazi (Foto: Instagram)
Në anën tjetër, Kajtazi ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte muzikore ndërsa ka filluar të përgatitet për xhirimet e Vitit të Ri.