970×90
970×90

Ruzhdi Shehu nominohet për mandatin e fundit si Kryetar i Junikut: Angazhim i plotë për zhvillimin e komunës

Ruzhdi Shehu nominohet për mandatin e fundit si Kryetar i Junikut: Angazhim i plotë për zhvillimin e komunës

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik ka nominuar kryetarin aktual të komunës Ruzhdi Shehun për një mandat të ri si kandidat për Kryetar të Komunës. Shkruan Gazeta Projekti.

Shehu ka njoftuar se ky do të jetë mandati i fundit i tij në këtë pozitë, ndërsa ai shpreh falënderime për besimin dhe mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës junikase. Shehu premton angazhim maksimal për të përfunduar projektet e nisura dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm për komunën. LDK-ja në Junik është më e konsoliduar se kurrë, dhe kandidati shpreson në një fitore të qartë pa balotazh në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Statusi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Junikut,

Me nder dhe përgjegjësi të lartë ju njoftoj se Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik më ka nominuar edhe për një mandat si kandidat për Kryetar të Komunës.

Kjo mbështetje e strukturës së partisë, e kombinuar me besimin dhe përkrahjen që çdo ditë po e ndjej nga qytetarët e Junikut, më jep forcë dhe vullnet për të vazhduar angazhimin tim në shërbim të komunës sonë. Megjithatë zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë zgjedhjet e fundit në të cilat unë do të kandidoj për Kryetar të Junikut. Pra mandati i ardhshëm do të jetë mandati i fundit si Kryetar i Komunës.

Së bashku kemi realizuar shumë projekte e iniciativa që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, dhe njëkohësisht kemi të planifikuara edhe shumë projekte të tjera që do të realizohen në vazhdim, me synim zhvillimin e qëndrueshëm të Junikut në çdo drejtim.

LDK në Junik është më e konsoliduar se kurrë më parë dhe besoj fuqishëm se me mbështetjen tuaj dhe punën tonë të përbashkët, në zgjedhjet e ardhshme do të triumfojmë pa balotazh.

Faleminderit të gjithë qytetarëve të Junikut si dhe mërgatës junikase për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në rrugëtimin tonë të përbashkët për të mirën e Junikut.

Me mirënjohje dhe përkushtim,
R. Sh

 

 

Related posts