970×90
970×90

Ruzhdi Shehu një muaj kryetar, por ende s’i ka emëruar drejtorët

Ruzhdi Shehu një muaj kryetar, por ende s’i ka emëruar drejtorët

Komuna e Junikut ende nuk i ka emëruar drejtorët e saj. Janë bërë një muaj prej kur Ruzhdi Shehu i LDK-sê e ka marrë zyrtarisht detyrën e re, por ai nuk e ka emëruar drejtorët e rinj, shkruan Gazeta Projekti.

Gazeta Projekti ka tentuar ta marr një përgjigjje nga komuna e Junikut por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Më 6 dhjetor të vitit 2021, Ruzhdi Shehu mori detyrën si kryetar i Junikut me mandat katërvjeçar.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Junikut për besimin e tyre. Unë dhe kabineti im, do të jemi në shërbim për të gjithë qytetarët e junik, gjithmonë dhe gjithkund, pa asnjë përjashtim.

Ne kemi vizionin e duhur për Junikun prandaj do të zbatojmë në tërësi programin qeverisës me të cilin kemi garuar dhe për të cilin kemi fituar besimin e junikasve në këto zgjedhje lokale.

Llogaridhënia, transparenca, ligjshmëria dhe profesionalizmi do të jenë parimet tona bazë gjatë qeverisjes tonë katër (4) vjeçare” Ishte deklaruar Shehu pasi mori detyrën e kryetarit. /GazetaProjekti/

Related posts