970×90
970×90

Ruzhdi Shehu: Faleminderit të gjithë junikasve për besimin e dhënë për LDK-në

Ruzhdi Shehu: Faleminderit të gjithë junikasve për besimin e dhënë për LDK-në

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Komunën e Junikut, kryetari Ruzhdi Shehu ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan portali online “Gazeta Projekti”

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin e tij “Facebook”, ai theksoi se rezultatet preliminare të KQZ-së tregojnë një diferencë të ngushtë prej 100 votash mes vendit të parë dhe të dytë, ndërsa mbetet të numërohen votat e diasporës dhe ato me kusht.

“Shehu u shpreh optimist se pas përfundimit të të gjitha votave, LDK do të rikonfirmohet si partia kryesore në Junik, duke falënderuar të gjithë qytetarët që votuan dhe besuan në këtë subjekt politik.”

Në deklaratën e tij, Shehu gjithashtu vuri në dukje një sukses më të gjerë të LDK-së në nivel kombëtar, duke theksuar një rritje mbi 50% të partisë në zgjedhjet e fundit. Ai i atribuoi këtë rezultat punës dhe përkushtimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mori drejtimin e partisë në një moment sfidues dhe arriti ta rikthejë si një forcë të fuqishme politike në Kosovë.

“Kryetari i Junikut falënderoi strukturat e partisë dhe veçanërisht Abdixhikun për punën dhe vizionin e tij. 

Statusi i plotë i tij:

Faleminderit të gjithë junikasve për besimin e dhënë për LDK.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ aktualisht ekziston një dallim prej 100 votave ndërmjet vendit të parë dhe të dytë. Mirë aktualisht jemi në pritje të votave të diasporës dhe votave me kusht. Pas përfundimit të votave në tërësi, besojmë fuqishëm që LDK do të rikonfirmohet si partia e parë në Komunën e Junikut. Prandaj faleminderit secilit qytetar të Junikut dhe diasporës që kanë votuar dhe kanë besuar në LDK.

Në nivel të vendit, LDK ka pasur një rritje mbi 50%. Prandaj më lejoni që të falenderoj të gjitha strukturat e LDK por mbi të gjitha kryetarin e LDK z.Lumir Abdixhiku i cili e morri udhëheqjen e partisë në gjendjen e saj më të pafavorshme ndërsa sot presim që të konfirmojmë rritje mbi 50%. Natyrisht që ky rezultat nuk është arritur vet vetiu apo brenda pak kohe. E gjithë kjo është arritur falë punës dhe përkushtimit të z. Abdixhiku dhe ekipit të tij që nga marrja e mandatit të tij si kryetar i LDK.

Mbi të gjitha faleminderit të gjithë votuesve dhe përkrahësve të LDK që rezistuan kaq fuqishëm ndaj propagandave të egra të oponentëve politik dhe qëndruan stoik në frymën e tyre rugoviste. Të gjithë së bashku do të mbrojmë jo vetëm shtetin e Kosovës por edhe aleancat tona me SHBA dhe partnerët tjerë perëndimor.

R.Sh

Related posts