Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar këtë mëngjes se ka shkatërruar një depo nëntokësore me armë në Ukrainë duke përdorur raketa hipersonike.
Ajo thotë se depoja në rajonin Ivano-Frankivsk kishte pasur raketa dhe municione aeroplanësh, megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga skynews.
Rusia pretendon se shkatërroi gjithashtu qendrat e radios dhe zbulimit ushtarak ukrainas pranë qytetit port të Odesas duke përdorur një sistem raketash bregdetare, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Kujtojmë se raketat hipersonike janë në gjendje të udhëtojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit (761 mph), me shpejtësi 5 mach dhe më të larta.
Ndryshe, Ukraina gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka rrëzuar 12 objektiva ajrore ruse.