970×90
970×90

Rusia sulmohet nga një dron

Rusia sulmohet nga një dron

Autoritetet ruse njoftuan se gjatë natës u krye një sulm me dron në një depo nafte në rajonin e Rostovit.

Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubyev, deklaroi se nuk ka pasur viktima në sulmin me dron në fabrikën e derivateve të naftës ndërsa zjarri është shuar.

Ai sqaroi se droni ka shpërthyer pasi ka rënë në strukturën e një mbikalimi, i cili në ndërtim e sipër.

“Zjarrfikësit nuk kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, zjarri është larguar nga shërbimet e kompanisë. Nuk ka viktima e as të lënduar, dëmet në struktura janë të vogla”, ka shkruar Golubyev në Telegram.

Gjithashtu në rafinerinë e naftës Ilski në rajonin e Krasnodarit, rezervuarët me derivate të naftës morën flakë.

Ndryshe, nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan dy zjarret ndërsa hetimet kanë filluar.

Related posts