970×90
970×90

Rusia paralajmëron investime ushtarake

Rusia paralajmëron investime ushtarake

Rusia tha të martën se do të bëjë “ndryshime të mëdha” në forcat e armatosura nga viti 2023 deri më 2026, duke premtuar se do ta freskojë strukturën ushtarake pas disa humbjeve në fushën e betejës në Ukrainë.

Përpos reformave administrative, Ministria e Mbrojtjes tha se do t’i fuqizojë aftësitë luftarake të forcave detare, ajrore e të raketave strategjike, raporton agjencia “Reuters”.

“Vetëm duke i fuqizuar përbërësit strukturorë kyçë të Forcave të Armatosura, është e mundshme që të garantohet siguria ushtarake e shtetit dhe që të mbrohen entitetet dhe objektet kritike të Federatës Ruse”- tha ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ndryshimet janë bërë të nevojshme nga “lufta me prokurë” që po kryhet në Ukrainë nga Perëndimi, që ka dërguar gjithnjë më shumë armatim në Ukrainë për ta ndihmuar këtë shtet që t’u rezistojë forcave ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e cila është ballafaquar me kritika të ashpra brenda vendit për mungesën e efikasitetit të përpjekjeve për të marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës, u zotua në dhjetor se do ta rrisë numrin e personelit ushtarak në 1,5 milion.

Autoritetet ruse kanë bërë shumë ndryshime në udhëheqësi gjatë 11 muajve të atij që e quan “operacion special ushtarak”, gjatë të cilit forcat ruse fillimisht pushtuan pjesë të mëdha të Ukrainës jugore e lindore, por më pas kanë pësuar disa humbje e tërheqje të dhimbshme.

Javën e kaluar, Shoigu e ngarkoi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ruse, Gjeneral Valery Gerasimov, me detyrën e udhëheqjes së luftës në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes tha të premten se e ka marrë kontrollin e qytezës Soledar – e cila ndodhet në rajonin lindor ukrainas, Donetsk, i cili me javë ka qenë në qendrën e sulmit rus.

Related posts