970×90
970×90

Rusia ia kalon Britanisë, e fillon këtë javë vaksinimin e popullsisë

Rusia ia kalon Britanisë, e fillon këtë javë vaksinimin e popullsisë

Autoritetet ruse kanë thënë se në Moskë do të hapen qendra të reja për vaksinimin e njerëzve kundër koronavirusit nga data 5 dhjetor.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të enjten se grupet e para që do të vaksinohen do të jenë mjekët, mësuesit dhe punëtorët socialë, shkruan the Guardian, transmeton Gazeta Express.

Të enjten, Rusia regjistroi shifër rekorde të personave të infektuar për një ditë – 28.145. Përpos infeksioneve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 554 të vdekur, që është ndër shifrat më të larta në Evropë.

Britania e Madhe të mërkurën i dha leje për përdorim urgjent vaksinës së kompanisë “Pfizer”, e cila do të jetë e gatshme për shpërndarje javën e ardhshme. Gjatë testimit, kjo vaksinë është treguar 95 për qind efikase.

Edhe Rusia ka deklaruar se vaksina e saj, e quajtur “Sputnik V”, ka efikasistet të përafërt, por ajo nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe ka dyshime se nuk është testuar sa duhet.

Related posts