
Robin Krasniqi e ka mposhtur Dominic Bosel dhe kështu është kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë në boks
Boksieri shqiptar u stolis me titullin e kampionit të botës në Magdeburg të Gjermanisë në meçin që u përcoll nga afro 2 mijë shikues, ku shumica ishin shqiptarë.
Krasniqi ishte më i mirë dhe arrit që ta nokautonte Boselin në rundin e tretë pas disa goditjeve shumë të forta.
Ndryshe, për Krasniqin kjo ishte fitorja e 51-të në karrierë, derisa për Boselin vetëm humbja e dytë, krahas 31 fitoreve.