
Kryetari i Odeës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se atij i kërkuan që masat kufizuese të përcjellen me përkrahje financiare për bizneset.
Rukiqi thotë se aty u diskutua edhe për masat në përgjithësi, menaxhimin e pasojave në sektorin privat.

Ai tregon se kërkuan një ndërhyrje nga Qeveria me mjete financiare për të ruajtur likuiditetin e sektorit privat.
Do kërkohet me insistim të kërkohen pagat dhe një pjesë e qirave të kompanive që po ndikohen nga masat kufizuese, thotë Rukiqi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nga takimi me Ministrin Zemaj:
– Diskutuam masat per parandalimin e perhaojes te COVID-19;– Kerkuam qe çdo mase kufizuese te percjellet me veprime konkrete te perkrahjes financiare per bizneset– Po hyjme ne nje periudhe delikate si nga ana e shendetit publik, ashtu edhe ne pjesen e menaxhimit te pasojave jashtezakonisht te medha te pandemise ne sektorin privat;– Eshte mese urgjente nderhyrja e Qeverise me mjete financiare, per te ruajtur sadopak likuiditetin e sektorit privat;– Do te vazhdojme me insistim te kerkojme pagat dhe nje pjese te qirave per kompanite qe po ndikohen nga masat kufizuese