Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar ashpër ndaj ministrit të AAK-së Pal Lekajt, i cili ka thënë se po të kishte mundësi do të largonte ambasadorin e Zvicrës nga Kosova, pasi ky i fundit ka kritikuar pushtetin e Kosovës.
Rugova, përmes një shkrimi në Facebook, e quan mjeran Pal Lekajn, dhe i bën apel të kërkon falje duke e quajtur edhe mjeran.
Rugova thekson se, kjo qeveri e ka rrëzuar për tokë imazhin e Kosovës.
“Pushtet pa dinjitet dhe me logjikë primitive!
Ministri i qeverisë së Kosovës deklaron se në vend do ta largoja ambasadorin e Zvicrës nga Kosova! O tempora o mores! Ambasadorin e një shteti mik, ku jetojnë, veprojnë e punojnë rreth 300,000 bashkëkombës tonë! Ambasadori zviceran e tha një të vërtetë: Ne finanso projekte tuaja e ju paguani mijëra veteranë të rrejshëm! Kërkoni falje o mjeran se e keni rrëzu për tokë imazhin e këtij vendi!”, shkruan Rugova,