970×90
970×90

Rudina Dembacaj tregon për planet e shtatzënisë

Rudina Dembacaj tregon për planet e shtatzënisë

Rudina Dembacaj ishte e ftuar këtë të premte së bashku me motrën e saj Jereda, në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Dy motrat rrëfyen për marrëdhënien e ngushtë të tyre që prej fëmijërisë e deri tani.  Ato kanë treguar se përveç marrëdhënies së afërt me njëra-tjetrën, janë shumë të lidhura me vajzat e njëra-tjetrës si teze, madje Rudina ka edhe tatuazh me emrin e mbesës së saj.

Po si janë planet për t’u bërë nënë përsëri? Rudina, e cila shpesh është komentuar në lidhje me një shtatzëni të mundshme, u shpreh se me dashurinë që Marku ka për fëmijët, është gjynah të mos e bëjë, por kjo do të vijë kur ajo të jetë gati, pasi deri tani ajo nuk ka qenë gati.

Unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje  dhe bashkëshortit tim… Në fakt, me dashurinë që ka Marku për fëmijët, shpeshherë më vjen keq mos ta bëj dhe një tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku, se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme, se vetëm po e shtyj këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati.

Po i flisja  Markut për një projekt që kam tani në teatër dhe pas projektit në teatër, zhvillova një bisedë për shtatorin tjetër dhe Marku më tha “bravo zemër, të lumtë, u shty prapë fëmija më duket”.

Related posts