
Propozimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti që të vendoset një taksë prej 10 euro për te gjithë qytetarët e komunave tjera, po shihet si një ide e gabuar.
Ndaj këtij propozimi kanë reaguar disa kryetarë të komunave duke u shprehur kategorikisht kundër taksës së gjelbërt.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari në një prononcim për Gazeta Projekti, thotë se nuk mund t’i vendoset Podujevës taksë duke lënë të nënkuptohet se e gjithë Prishtina është Llap.
‘’Sigurisht që kjo ka qenë shakaja e ditës. Llapit me i vendos taksë e Prishtina Llap nuk shkon. Në fund të fundit mund të themi ‘të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë’. Me duket e pa justifikueshme dhe e parealizueshme për kohën’’, tha Rudari për Gazeta Projekti.
Kujtojmë se nënkryetari i Komunës së Prishtnës, Selim Pacolli ka deklaruar se askujt nuk iu mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.