970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

RTK-ja paralajmëron masa ndaj gazetarit Andin Lokajt

RTK-ja paralajmëron masa ndaj gazetarit Andin Lokajt

Një koment i publikuar në Facebook i ka hapur punë Andin Lokajt, komentatorit të sportit në Transmetuesin Publik.

Radio Televizioni i Kosovës ka hapur rast ndaj Lokajt për komentet e tij fyese ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Ndërkaq, tifogrupi nga Prishtina, “Plisat” e shpalli Lokajn person “non-grata” në Prishtinë.

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se do të merren masa ndaj komentatorit Andin Lokaj.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK do të veprojë në përputhje me standardet profesionale të RTK-së dhe Rregullores për Përgjegjësitë materiale dhe disiplinore.

“Po ashtu ju bëjë me dije se tani më kanë filluar procedurat në lidhje me këtë rast”, ka shkruar ai.

Lokaj, në një reagim publik të mërkurën, tha se në vendlindjen e tij vetëm Zoti mund ta shpall “non-grata”.

“Po Prishtinën ku kom lind veq Zoti munet mem thon je i padëshirum. Veq qka pom qudit osht: A ka Plisa hala a? Se kur jom kon une Plis ata qi e kan shkrujt këtë status as Prekoprema në kampionatin e Klikerave se kan dit qka osht”, tha Lokaj.

Related posts