![Rritet për 74 % shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/C67466E7-EC6F-47F6-A688-6FACF324EDED.jpeg)
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, respektivisht janar, shkurt dhe mars, shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve është rritur për 74 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të këtij viti janë shitur 97,215 polica për sigurimin e sëmundjeve, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shitur 55,848 të tilla, ku shihet një rritje prej 74 %.