
Një aeroplan i Forcave Ajrore të Indisë u rrëzua sot në perëndim të atij vendi.
Incidenti ndodhi në distriktin Churu, raportoi “The Indian Express”.
Sipas informacioneve paraprake dhe ende të pakonfirmuara, dy pilotë kanë humbur jetën.
Aeroplani që u rrëzua ishte një model i vjetër Jaguar, i prodhuar fillimisht në bashkëpunim britaniko-francez.
Aksidenti shkaktoi një zjarr në fushat përreth dhe banorët vendas u përpoqën të fiknin flakët.
Thuhet se aeroplani ishte në një fluturim stërvitor në momentin e aksidentit, dhe operacioni i kërkim-shpëtimit është në zhvillim e sipër.
Ndryshe, autoritetet indiane kanë nisur hetimet dhe së shpejti do të dalin me raportet e para.