970×90
970×90

Rrezik nga destabilizimi, emisari britanik: Nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi përfiton i gjithë rajoni

Rrezik nga destabilizimi, emisari britanik: Nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi përfiton i gjithë rajoni

Lord Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor përsëriti se se Britania e Madhe mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai përsëriti se dënojnë sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Peach në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina” e quajti atë një “incident të rëndë” dhe theksoi se autoritetet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim, “gjë që ai e  tha se e theksoi gjatë bisedimeve në Beograd”.

Peach shtoi se sasia e armëve të gjetura mund të ishte destabilizuese për Kosovën, për këtë arsye vlerësoi veprimet profesionale dhe të koordinuara të policisë së Kosovës.

Nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni më i gjerë, duke përfshirë edhe Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është ajo e një “republike multietnike”, tha Peach.

Peach po ashtu  përcolli thirrjen e Mbretërisë së Bashkuar që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë dhe t’i hetojë parregullsitë në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor.

Kujtojmë se ditë më parë në Kosovë ishte për vizitë,  Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili më pas edhe para Parlamentit Britnaik ka sjellë në vëmendje incidentin e fundit në veri të Kosovës, të njohur si sulmi i Banjskës.

Gjatë fjalës së tij, Cameron theksoi se kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare mbi pasojat që mund të shkaktoheshin në mungesë të ndërhyrjes nga Policia e Kosovës.

“Ky ishte më shumë se thjesht një incident lokal; ishte një provë serioze për stabilitetin në rajon,” nënvizoi kryediplomati britanik.

“Detyra jonë është të qëndrojmë të angazhuar në mbështetje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha a

Related posts