
17 mijë e 986 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka administruar gjithsej 539 mijë e 752 vaksina më Kosovë.
356 mijë e 512 persona janë vaksinuar deri tani në vend, kurse 183 mijë e 240 persona kanë marrë dy doza të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës. Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1006 raste të reja me COVID-19.