970×90
970×90

Rreth 1 800 policë në mbrojtje të ndërtesës së Kryeministrisë në Shqipëri

Rreth 1 800 policë në mbrojtje të ndërtesës së Kryeministrisë në Shqipëri


Rreth 1800 efektivë policie janë angazhuar gjatë ditës së sotme, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës së bashkuar.

Precedenti i 16 shkurtit, kur protesta degjeneroi në akte dhune, por edhe raportimet në ditët e mëparshme, se elementë kriminalë mund të përfshihen për të krijuar destabilitet, kanë rritur angazhimin dhe gatishmërinë e forcave policore.

Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja. 

Gjithashtu raportohet se në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve.

Related posts