970×90
970×90

Rrëfimi tronditës i divorcit të Tottit: Zbulova të vërtetën në telefonin e gruas sime, vuajta si qen

Rrëfimi tronditës i divorcit të Tottit: Zbulova të vërtetën në telefonin e gruas sime, vuajta si qen

Kush mashtroi i pari?

Futbollisti legjendar Francesco Totti ka folur për përfundimin e martesës me Ilari Blasi.

“Nuk është e vërtetë që kam qenë i pari që kam tradhtuar”, tha ai në një intervistë për Corriere della Sera, pas disa muaj heshtje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Kam lexuar shumë gënjeshtra në javët e fundit, disa prej të cilave kanë shkaktuar vuajtjen e fëmijëve të mi, mjaft më mjaft. Kam kaluar një periudhë të vështirë, së pari sepse ndalova kumarin. Më pas erdhi vdekja e babait tim nga Covid. Dhe pikërisht kur kisha më shumë nevojë për gruan time, ajo nuk ishte aty. Por kam edhe një të metë, duhet t’i kisha kushtuar më shumë rëndësi”, tha ai.

Totti mohoi se divorci ishte shkaktuar nga lidhja e tij me Noemi Bochy, të dashurën e tij të re. Ai thotë se Ilari ka qenë e para që ka pasur një lidhje, të cilën Toti e ka zbuluar përmes mesazheve në telefonin e saj.

“Vuaja si qen, por nuk i tregova askujt për këtë”.

“Ajo që mund të them është se ishte një person i tretë që ishte ndërmjetës mes saj dhe tjetrit: ishte Alessia, shoqja e saj”, tha ai.

Futbollisti akuzon Ilarin se i ka marrë koleksionin e orëve, mes tyre edhe një Rolex me vlerë të madhe. Totti ka frikë se “do të përfundojë me Ilarin në gjyq”, por gjithsesi shpreson se “mund të gjejnë një marrëveshje dhe ta përfundojnë historinë këtu”.

Megjithatë, ka shumë mundësi që kjo të mos ndodhë, duke pasur parasysh pasurinë e madhe të fituar nga ish-çifti: kompanitë e pronave të paluajtshme, pallate, dyqane, kontrata, shfaqje televizive, apartamente… /Reporteri.net

Related posts