970×90
970×90
970×90
970×90

Rrëfimi emocional i Dautit: Unë dhe Ramushi i kemi nga 20 plumba në trup

Rrëfimi emocional i Dautit: Unë dhe Ramushi i kemi nga 20 plumba në trup

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka folur, ndër të tjera, edhe për polemikat për luftën me ish-bashkëluftëtarin e tij, tani anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Gjithçka mund të më thuash, tradhtar s’mundesh”, është shprehur Daut Haradinaj në T7.

“As mua, as Ramushit”, ka shtuar ai.

“Në fund të ditës, të dytë i kemi nga 20 plumba në trup”, ka thënë Daut Haradinaj.

“Të dytë e kemi oborrin të mbushur me familjarë të vrarë. Të gjithë me pushkë në dorë, secili më i zoti se tjetri”, është shprehur ai në T7.

“Çka duhet të bëjmë më për ta dëshmuar që e duam këtë vend”, ka thënë ai, pasi ka kujtuar se ai dhe vëllai i tij, Ramush Haradinaj, kanë shkuar në Hagë vullnetarisht për t’u përballur me akuza për krime lufte. /Express/p

Related posts