970×90
970×90
970×90
970×90

Rrëfim i tmerrshëm: Zmajevic privoi nga jeta vëllezërit Haziri dhe gruan në krevatin e saj

Rrëfim i tmerrshëm: Zmajevic privoi nga jeta vëllezërit Haziri dhe gruan në krevatin e saj

Vlado Zmajevic, është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Podgoricës, ai me 30 mars të vitit 1999 në fshatin Zhegër të Gjilanit kishte vrarë tre anëtarët e familjes Haziri, Milazim Haziri, Qazim Haziri dhe gruaja e Qazimit, Qamile Haziri.

Ishte 30 marsi i viti 1999, kur Vlado Zmajevic kishte vrarë tre anëtarët e familjes në shtëpinë e tyre, dy vëllezërit Haziri në oborrin e shtëpisë, kurse me thikën e tij gruan e shtëpisë në krevatin e saj.

Damir Novic nga nga Zrenjanini i Serbisë, kishte qenë personi që kishte qenë afër Vlado Zmajevicit dhe kishte parë aktin e krimit barbar.

Gazeta Metro sjell dëshminë e tij të tmerrshme të kriminelit Vlado Zmajevic, ai atë e quan si njeri jonormal dhe se asnjë njeri nuk mund ta bënte atë që e bëri Zmajevic.

Një dëshmi e rëndë dhe e tmerrshme është ajo se çfarë i ka ndodhur familjes Haziri nga Zhegra e Gjilanit.

Si filloi krimi barbar nga Zmajevic ndaj familjes Haziri?

Ngjarja nis kur një djalë i vogël i familjes Haziri po kthehej për në shtëpi, me vete mbante një qese të vogël dhe brenda saj kishte marrë ca barna për familjen e tij.

Por, duke u rikthyer për në shtëpi djaloshin e vogël e kishin parë Vlado Zmajevic dhe Damir Novic, ku ju është sulur pas Vlado Zmajevic, transmeton Gazeta Metro.

Djaloshi i ri i frikësuar, u arratis pasi Zmajlevic i drejtoi armën për ta qëlluar.

“Dëshmitari Novic tregoi se ishte me Zmajlevicin gjatë vitit 99 në fshatin Zhegër. Zmajlevici kishte kërkuar që të rikthehen në fshatin Zhegër. Ishim të armatosur dhe kishin municion me vete, duke ecur me veturë e pam një djalë të ri me një qese në dorë, derisa po udhëtonim me një veturë të tipit Opel Ascona.

Zmajlevic deshi ta ndalonte duke i thirr të ndalej, djaloshi i frikësuar iki dhe u arratisi ani pse e ndoqëm me veturën tonë, Zmajlevic e mbantë armën në gatishmëri për goditje deri sa po e ndiqte djalin”, rrëfen dëshmitari.

Zmajevic derisa po e ndiqte nga pas djaloshin e ri, arriti tek një shtëpi, por kjo shtëpi ishte e djaloshit dhe familjes së tij.

Me të hyrë në oborrin e shtëpisë ai hasi në dy burra dhe një grua në ballkonin e shtëpisë, ai drejtoi armën dhe iu tha se do t’i vrasë.

Vlado Zmajevic qëlloi dy burrat e shtëpisë, ata ishin vëllezërit Milazim Haziri dhe Qazim Haziri

Pasi i vrau dy vëllezërit Haziri, ai hyri brenda shtëpisë dhe e mbyti me thikën e tij gruan e Qazimit, Qamile Haziri.

“Aty në një ndjekje të djalit të ri arritëm tek një shtëpi, ku po sa hymë në oborrin e saj gjendeshin dy burra dhe një grua ishte në tarracë, Zmajlevic ju drejtoi pushkën të dy burrave dhe e pyeti njërin mos dëshiron të vrasë? Ai ia kthehu gjuaj gjuaj, Vlado e ka gjuajtur atë me armë në stomak ku edhe kishte vdekur, kurse burri tjetër bërtiste mos më qëllo mua, por ai shtiu edhe njëherë dhe vrau edhe burrin tjetër, aty filloi kaosi dhe nuk mu besua se çfarë bëri Vlado, pastaj hyri në shtëpi dhe e kapi gruan e mandej e rrëzoi në shtrat dhe nxori thikën që kishte me vete, Vlado po e godiste me thikë në ballë gruan, unë kam filluar të bërtas duke i thënë se çfarë po bënë? Ai ma ka thye ik se do të vrasë edhe ty”, rrëfen dëshmitari.

Pasi vrau gruan me thikën e tij duke e qëlluar disa herë në kokë, ai filloi kërkimin e djaloshit të ri për ta mbytur.

Mirëpo djaloshit të ri i kishte ndihmuar për të ikur Damir Novic, i cili ishte me Zmajevicin prezent në vendin e krimit.

“Pas kësaj më pyeti se a e pa atë djalin që iku? Unë i thash jo!… me gjeste me shej une djalit më herët i thash që të iktë dhe ai doli nga dritarja”, rrëfen dëshmitari, transmeton Gazeta Metro.

Zmajevic i kërkoi Novicit që ta ngiste veturën dhe ta dërgonte në një lokacion tjetër, aty ku gjendeshin disa fëmijë të tjerë ku dëshironte t’i mbyste me thikën e tij.

Derisa po shkonin rrugës ata takuan ushtrinë e Serbisë, ku ju dhanë ushqim për të ngrënë, Dimovic tregon se si ai hante mishin e konservuar me thikën që mbyti gruan e familjes Haziri.

“Pastaj më tha të vozisë veturën drejt një shtëpie tjetër ku gjendeshin fëmijë tjerë kosovarë që t’i therë të gjithë fëmijët, ai kishte armën në dorë nuk mund t’ia merrja, rrugës i takuam Ushtrinë ku edhe i kërkuam ushqim, ata na dhanë ca konserva narazak dhe bukë, ai me thikën që vrau gruan më parë, hapi konservën dhe me thikën e gjakosur preu mishin dhe ma zgjati mua? Por unë i thash se a je normal ti duhesh ta fshish atë thikë!…por ai e mori thikën dhe lëpiu gjakun nga ajo dhe tha: Është më e ëmbël me gjak shqiptari”, tha dëshmitari Damir Novic para trupit gjykues

Damir Novic ka thënë se ka dëgjuar se Vlado Zmajevic ka vrarë edhe një shqiptar me emrin Imer Kadriu, i cili ishte qoban dhe i kishte vrarë edhe bagëtinë

Zmjajevic ishte një shtetas malazez i cili ju kishte bashkangjitur forcave serbe në Kosovë, ai sot është dënuar Gjykata e Lartë në Podgoricë me vetëm 14 vjet burg për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Kryetari i Trupit Gjykues, Dragoje Jovovic, në shpjegimin e aktgjykimit të tij, deklaroi se dëshmitë e paraqitura padyshim se “vërtetuan se krimet e luftës janë kryer, pasi për ato kanë dëshmuar dëshmitarët, por edhe vetë i akuzuari e ka pranuar në fazën e parë hetimore, por më vonë i ka mohuar ato deklarata”.

Related posts