
Cardi B ka folur si rrallë herë për jetën private dhe të pathënat.
Reperja e njohur, Cardi B, gjatë një interviste të fundit ka zbuluar se është sulmuar seksualisht nga një fotograf, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se ishte duek realizuar një fotosesion kur ndodhi gjithçka, e lidhur me rastin u rrëfye në emisionit “Untold Stories of Hip Hop”, ku tha se nuk do ta “harronte kurrë” takimin e frikshëm.
“Nuk do ta harroj kurrë se si shkova të bëja foto për këtë revistë dhe fotografi po përpiqej të më afrohej. Ai po thoshte: ‘Ti dëshiron të dalësh në këtë revistë?’, pastaj ai nxori organin e tij gjenital”, ka thënë ajo.
Cardi më pas tha se e ka njoftuar pronarin e revistës dhe theksoi se sot ndihet më e përgjegjshme./
