
Shoqata bjeshkatare “Rrasa e Zogut” nga Juniku, organizojë ngjarjen tradicionale e cila zhvillohet për nder të festës së pavarësisë së Kosovës.
Ata si edhe çdo vjet tjetër ngritën flamurin e Kosovës së bashku me atë kombëtar në pikën më të lartë të Kosovës në Gjeravicë, shkruan GazetaProjekti.
Kujtojmë se kjo ngjarje tashmë është bërë tradicionale ku pjestarë të organizatës ” Rrasa e Zogut” dhe vizitorë të ndryshëm realizojnë ngjitjen në majen më të lartë në vend, dhe sjellin pamje magjike nga Bjeshkët e Junikut të mbuluara me borë. GazetaProjekti




