970×90
970×90
970×90
970×90

Rrahje në karantinë, Policia ndërhyn te Qendra e Studentëve

Rrahje në karantinë, Policia ndërhyn te Qendra e Studentëve

Disa persona që po qëndrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve, janë përfshirë në një përleshje.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës. 

“Rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty.  Policia ka ndërrmarrë masat  e duhura lidhur me rastin.”, ka konfirmuar Krasniqi. 

Mësohet se deri të përleshja erdhi si rezultat i neglizhencës, sipas tyre, nga Institucionet e rendit. 

Raportohet se personat e pakënaqur që u përfshinë në përleshje janë disa boksier të ardhur nga jashtë të cilët pretendojnë se i kanë mbushur 2 javë në karantinë, por ende nuk po lirohen.

Boksierët besojnë se meritojnë të lirohen sepse kanë nevojë që të stërvitin.

Related posts