
Në Merdare të Podujevës janë rrahur katër persona mes vete, me ç’rast të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit meshkuj kosovarë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Fsh. Merdare, Podujevë 30.08.2022 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit meshkuj kosovarë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.