
Ka plasur sheri mes aktorëve të njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi. Lako, i njohur me rolin e ‘Kapo Kapllanit’ në programin humoristik ‘Portokalli’ ka goditur me dorezë grushti, metalik, aktorin Gentian Hazizi dhe një person tjetër të identifikuar si Elton Myftiu.
Policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët. Në njoftimin e saj, policia, bën me dije, se ka qenë aktori Ledio Lako ai që ka goditur me kolegun e tij, Hazizi si dhe një person tjetër që ka qenë në shoqërinë e këtij të fundit, Ledio Lako, në rolin e Kapo Kapllanit
Procedimi penal ka nisur ndaj Ledio Lakos për akuzat e “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Aktori Gent Hazizi
Mbetet e paqartë se si ka nisur sherri mes dy aktorëve. Dikur pjesë e Portokalli ka qenë edhe Gent Hazizi.
Njoftimi i plotë i policisë së Shqipërisë:
Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Kristaq Lako, i datëlindjes 06.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, në afërsi të karburant “Elda”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Riza Hazizi dhe Elton Agron Myftiu, të datëlindjes 16.11.1972 e 10.07.1975, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nenet 279 e 89 të K.P.