Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa, vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, ndërsa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Një të tillë, Rovena e ka realizuar së fundmi ku është shfaqur ‘topless’ para aparatit të fotografit Veton Osmani.
E veshur tërësisht transparente në pjesën e sipërme, ajo ka vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, të mbuluar vetëm me flokë.
“Valentinët e zi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, referuar festës së së Shën Valentinit, e cila është nesër (e enjte).
Rovena përndryshe është tash e sa vite pjesë e tregut muzikor, ndërsa nuk ka qenë ndonjëherë e përfolur për ndonjë lidhje në jetën e saj private.
Përndryshe, “Mikja ime” mban titullin balada e saj e fundit, të cilën ajo e solli një muaj më parë, dhe u prit shumë mirë nga fansat e saj./Telegrafi/