
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, që nga dje ka paralajmëruar se do të sjellë diçka të re për publikun veçanarisht për fansat e saj, shkruan Indeksonline.
Ajo përmes një njoftimi që ka zgjedhur ta bëj në llogarinë e saj në Instagram ka paralajmëruar duke shkruar : “Sot kemi goxha këngë për të lansuar!”
Me këtë ajo ka nënkuptuar se nuk është në plan vetëm një këngë, por më shumë që pritet që të lansohen sot.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që brenda një dite këngëtarja lanson më shumë se një projekt.