
Juventusi do ta mirëpresë Cristiano Ronaldon në stërvitje të martën.
Ish sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid u largua nga Italia pak pasi u suspenduan gjitha ligat për shkak të koronavirusit.
Ai shkoi në vendlindje, në Madeira, ku qëndroi për gati 2 muaj.
CR7 u kthye në Itali vetëm me 5 maj, duke u detyruar që të izolohet për 14 ditë.
Ai, zyrtarisht do të jetë i lirë që të martën t’i bashkohet JUves në stërvitje, derisa të hënën do të kryejë testet për të marrë rezultatin, që natyrisht, të gjithë presin të jetë negativ për COVID-19.
Kampionati në Itali parashikohet të rinisë më 13 qershor, andaj CR7 s’ka më kohë për të humbur.