
Pa shënimit të dy golave të parë për fanellën e Juventusit të dielën në fitoren 2-1 kundër Sassuolos, Cristiano Ronaldo e ka pranuar se është ndjerë i shqetësuar pas largimit nga Real Madridi.
“Jam shumë i lumtur. Sassuolo luajti mirë”, ka thënë portugezi për Sky Italia.
“Ne ishim intensiv, krijuam shumë shanse dhe siç shihet jam shumë i lumtur më shënimin e golave”.
“Më e rëndësishmja për mua është fitorja e skuadrës, dhe ndoshta kam qenë pak i shqetësuar, është normale, pas largimit nga Real Madridi dhe të gjitha që ndodhën”.
Juventusi i pagoi 112 milionë euro për ta marrë Ronaldon në Torino nga Real Madridit gjatë verës.
“Nganjëherë ne nuk e kontrollojmë sikletin tonë, por i kam njohur bashkëlojtarët e mi dhe punonim mirë së bashku”.
“Ende kam nevojë për adaptim në ligën italiane”.
Të mërkurën ai pritet ta shënojë golin e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve kundër Valencias.
“Kemi një grup të vështirë por shpresojmë që do të kemi shumë fat”. /Gazeta Express/