Ronaldino është bërë imazhi i shtëpisë së basteve “Mozzart Bet”. Legjenda e Brazilit ishte pjesë e një reklame të xhiruar, e cila u bë virale në Internet.
Ish-lojtari i Barcelonës udhëtoi për në Beograd për të nënshkruar kontratë me “Mozzart Bet” dhe aty incizoi dy reklama, ku në pamje është me modelen serbe, Angelka Tomasevic, ku të dy janë të ngujuar në ashensor, transmeton Gazeta Express.
Ajo i kërkon Ronaldinhos që ta kalojnë kohën duke bërë diçka më interesante, mirëpo braziliani e eviton atë, pasi preferon që ta nxjerrë telefonin dhe ta vizitojë aplikacionin e Mozzart Bet.
Që prej se u publikua kjo video, deri më tani ka marrë më shumë se gjysmë milionë klikime. /Gazeta Express/