970×90
970×90
970×90

Robin Krasniqi, tregon pse del në ring me këngën Kuq e Zi

Robin Krasniqi, tregon pse del në ring me këngën Kuq e Zi

Boksieri Robin Krasniqi, i lindur në Junik ka folur për arsyen pse ka zgjedhur që për prezantimin e tij në ring të përdorë këngën e Elvana Gjatës Kuq e Zi.
Krasniqi pohoi se “kjo këngë ngjallë emocione tek secili shqiptar dhe kjo është arsyeja pse e kam zgjedhur. Unë boksoj për Gjermaninë me shumë kënaqësi dhe i jam mirënjohës këtij shteti përgjithmonë, por kam mbetur shqiptar dhe këtë e dinë të gjithë” pohoi Krasniqi në Sports Show të Klan Kosovës.yetur specifikisht nëse këtë këngë e ka zgjedhur për shkak të Elvana Gjatës, po përmbajtjes së saj Krasniqi tha se”kemi pasur edhe shumë oferta nga grupe dhe muzikantë gjermanë që të përdorim këngët e tre në prezantim, por nuk e kemi bërë. Për mua nuk ka shumë rëndësi personaliteti që e këndon këngën, por emocioni që ajo ngjallë”.
Robin Krasniqi, pas fitores së tij të fundit, po shpreson që mund sërish do ti jepet shansi të luftojë për titull botë.

 

Related posts