970×90
970×90
970×90

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri kosovar, Haxhi (Robin) Krasniqi, ka njoftuar se do të kthehet në ring.

Të martën, Krasniqi bëri të ditur se do të boksojë më 4 maj të këtij viti. Ai do të paraqitet në një mbrëmje boksi në Augsburg të Gjermanisë.

Krasniqi së fundi ka boksuar më 5 gusht të vitit të kaluar. Në mënyrë shumë kundërthënëse e mposhti në Prishtinë boksierin Nadjib Mohammedi. Më shumë mori kritika se lëvdata për atë fitore.

Krasniqi 36-vjeçar, në boksin profesionist ka 53 fitore e shtatë humbje.

Related posts