970×90
970×90

Rita Ora vjen me poza të nxehta

Rita Ora vjen me poza të nxehta

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të sjellë imazhe atraktive në rrjetet sociale.

Biondja, e cila numëron ndjekës të shumtë, gjatë ditës së sotme (e diel) ka publikuar një fotografi provokuese nga pushimet në Instagram.

Krijuesja e hitit “Anywhere” rrëmben vëmendje me linjat e tonifikuara trupore, teksa shfaqet e mahnitshme në këtë dukje.

Me bikini ngjyrë të gjelbër e me kapelë në kokë, ylli shqiptar duket në formë të mrekullueshme.

Ky imazh vjen pas një sërë fotografish joshëse që solli nga pushimet në Ibiza të Spanjës, ku tash e një kohë po kalon kohë të mirë me të dashurin e saj, Romain Gavras.

Bukuroshja dhe regjisori greko-francez raportohet se e kanë nisur lidhjen e tyre muajin e kaluar.

Ndërkaq, Rita njëherësh ka nisur punën për projekte të reja muzikore dhe së shpejti pritet të rikthehet para admiruesve të muzikës së saj.

Related posts