
Rita Ora është shumë e angazhuar në koncerte pothuajse çdo ditë.
Pas përfundimit të koncertit në Hungari, ajo ka udhëtuar drejt Kroacisë, ku edhe do të performojë sonte, shkruan lajmi.net.
Gjatë ditës, këngëtarja ka ndaluar në plazhin kroat për tu relaksuar, ndërsa tani është gati për koncert.
Para se të fillojë perfomancën, Rita ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat vjen më seksi se kurrë më parë.
Në një prej tyre, ajo ka fotografuar nga afër të pasmet, ndërsa ka shkruar “Shumë për të festuar. 1. Kroacia është mahnitëse dhe mezi pres të perfomojë për ju sonte. @riseupfestivalporec Jam e ngazëllyer!! Dhe 2. Është parada e homoseksualëve në Londër!! Oh dhe urime Angli
futbolli po vjen në shtëpi !
këtu është një foto e të pasmëve të mija dhe gjëra të tjera
“