970×90
970×90
970×90
970×90

Rita Ora sjell poza ‘të nxehta’ nga dhoma e hotelit parisian, ndërsa paralajmëron koncertin e saj në majë të Kullës Eiffel

Rita Ora sjell poza ‘të nxehta’ nga dhoma e hotelit parisian, ndërsa paralajmëron koncertin e saj në majë të Kullës Eiffel

Rita Ora ishte e sigurt që do të tërhiqte vëmendjen të enjten me një seri fotografish të zjarrta – pasi ajo njoftoi se biletat për koncertin e saj në Kullën Eiffel të premten, janë tashmë në shitje.

Këngëtarja 30-vjeçare është bashkuar me Melrose Media për të ofruar një natë ekskluzive të muzikës live nga pika më e lartë në Paris të Francës, si pjesë e serive muzikore të ardhshme të quajtura “Iconic People in Iconic Places”.

Ajo ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke qëndruar në një dhomë luksoze hoteli me të brendshme provokuese, shkruan DailyMail.

Këngëtarja tregoi fizikun e saj të tonifikuar në një palë të brendshmesh ngjyrë vjollce, të cilat ishin të dizajnuara me detaje gjysmë të tejdukshme dhe kishte elemente prej ari në to.

Ajo e përfundoi pamjen me një mantel mëndafshi prej bronzi dhe i kishte kapur flokët e saj bionde në një model të kapur lartë.

Makijazhi në fytyrën e saj ishte i zakonshëm, i karakterizuar me hije të errëta në qerpikët e saj dhe një buzëkuq në buzët e saj.

Koncerti i quajtur “Rita Ora Live From The Eiffel Tower” do të mbahet më 30 shtator, dhe Rita shkroi në mbishkrimin e fotografive në Instagram: “Bang Bang lajme të reja! Biletat për shfaqjen time nga Kulla Eifel janë në shitje nga nesër në ora 5 pasdite BST/9 paradite PT!”.

Performanca do të zhvillohet në lidhje me Javën e Modës në Paris, dhe biletat për ngjarjen do të jenë në dispozicion nga e premtja përmes uebfaqes ritaora.live ose Ticketmaster.

Për ata që nuk mund të marrin pjesë personalisht, shfaqja do të transmetohet në platformën e re të blockchain Eluvio LIVE, e sponsorizuar nga Mude Drinks dhe Lancôme.

Në një deklaratë, Rita tha: “Kjo do të jetë një performancë kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua”.

“Të performosh në një vend kaq legjendar është një nder, dhe të veshësh pamje të personalizuara nga ‘Fendi’, ‘Miu Miu’, ‘Lanvin’ dhe ‘Alexandre Vauthier’, është thjesht një ëndërr. Mezi pres të sjell energjinë e Parisit për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, me të vërtetë do të jetë një natë për t’u mbajtur mend”, theksoi artistja shqiptare.

Rita ndërkohë është kthyer edhe në një senzacion të madh në Australi, si anëtare e jurisë në spektakli ne talenteve “The Voice Australia”, që aktualisht është ngjarja më e shikuar në Channel Seven.

Producentët ekzekutivë të shfaqjes zbuluan se ata “e duan” atë dhe se ajo është “argëtim i egër dhe i mirë”.

Related posts