970×90
970×90
970×90
970×90

Rita Ora në Kosovë për pavarësi, ‘pushton’ mediat ndërkombëtare

Këngëtarja britanike ka lindur në Kosovë, përpara se familja e saj të niset për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sot ajo ka arritur në Kosovë dhe u takua me Ramush Haradinajn përpara performancës së saj.

Këngëtarja britanike Rita Ora është pritur sot në Kosovë përpara përformancës së saj për të shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë nga Serbia, shkuan Dailymail, transmeton gazetametro.net

Kosova feston 10 vjet pavarësie nga Serbia në festimet dy-ditore që filluan sot në të gjithë vendin.

Ceremonia kryesore zhvillohet nesër, kur Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli do të kthehen nga Konferenca e Sigurisë në Munich.

Një panel i posaçëm mbi Kosovën është planifikuar të mbahet në konferencën e Munich.

Kosova njihet nga 117 vende, duke përfshirë SHBA dhe shumicën e pushteteve perëndimore, dhe iu është bashkuar rreth 200 organizata ndërkombëtare.

Serbia, e cila për shekuj e konsideron Kosovën djepin e qytetërimit të saj, e sheh ende si pjesë të territorit të vet dhe ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic tha se pavarësia e Kosovës mbetet e brishtë dhe nuk do të përfundojë pa një marrëveshje me Serbinë.

“Ky është një eksperiment i pasuksesshëm”, këmbënguli Dacic. “Kjo është dhuna kundër Serbisë, dhuna kundër rendit juridik ndërkombëtar”.

Related posts