
Rita Ora po vazhdon çdo ditë të numërojë suksese të reja.
Rita Ora përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që sonte (e diele) transmetohet sfilata e “Victoria’s Secret”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka qenë e ftuar speciale për të performuar në këtë natë, ku edhe ishte deklaruar që e kishte ëndërr të kahmotshme.
Në Instagram, këngëtarja ka postuar së fundi një fotografi pranë modeles së njohur Adriana Lima, e cila kishte paraqitjen e saj të fundit në një sfilatë mode.
“Gjithashtu festojmë paraqitjen e fundit për “Victoria’s Secret” të Adriana Limës, që ishte emocionale, por ne të duam Adriasna Lima. Je e pazëvendësueshme. “, ka shkruar ndër të tjera Rita.